Këngëtari ka publikuar projektin e ri muzikor.
Ai njoftoi përmes rrjeteve sociale se ka lansuar një baladë me videoklip.
“Fjala e thyer”, mban titullin kënga më e re e kantautorit shqiptar e cila pritet të pëlqehet nga publiku si shumë projekte tjera muzikore.
Për muzikën janë kujdesur Zeqirja Bajrami dhe vet këngëtari, të cilën njëherësh e kanë shkruar edhe tekstin.
Oki e ka bërë orkestrimin, derisa Reshat Beqiri (kitarë), Barlet Qerimi (bateri dhe vokal përcjellës) dhe Dëfrim Behluli (piano) janë përfshirë në realizimin e këtij projekti muzikor i cili është i pari për vitin 2021 nga këngëtari.
Ndryshe, për anën vizuale është përkujdesur Bug Production.