Jehona Dreshaj ka zbuluar se është në kopertinën e “Hour Detroit Magazine”.
Revista e njohur e ka zgjedhur modelen shqiptare me vendbanim në SHBA, që të jetë imazh kryesor i kësaj kopertine duke reklamuar më të mirat e Detroitit duke nisur nga ushqimi, tek vendet për t’u vizituar, etj.
Jehona e publikoi kopertinën dhe u shpreh se ndihet e nderuar që u përzgjodh si imazh i revistës.
Mesa duket bukurisë shqiptare bota nuk i reziston dot, e Jehona është një tjetër shembull që e vërteton.
