Sara zgjodhi fjalët më të mira për Atdheun.
Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xharavina sot feston ditëlindjen dhe me këtë rast pranoi urime të shumta.
Një urim të veçantë, ai e mori nga Sara Malaj, me të cilën para disa ditësh u largua çoft nga “Përputhen”.
Ajo postoi foto e veshur me fustan të shkurtër, ulur në prehrin e Atdheut, ndërsa shkruan “Uroj qe ditelindja jote te jete aq e lumtur sa me ke bere ti mua”.
Me një tjetër foto tregoi dhuratën që ia bëri Atdheut, e që ishte një tortë në formë të zemrës, që simbolizonte gjoksin e një femre në një bluzë të kuqe.
Ndjekësit e dyshes ende janë konfuz se a janë Atdheu e Sara bashkë apo i kanë ndarë rrugët sapo u larguan nga programi.