Biznismeni Fisnik Syla, i njohur për publikun si burri i këngëtares Fjolla Morina ka pësuar një aksident të rëndë komunikacioni sot në afërsi të Bazelit të Zvicrës.
Merrey vesh se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 19:30.
Burime të afërta me biznesmenin thonë se ai ka marrë lëndime dhe se është duke u trajtuar në spitalin e Baselit, por gjendja e tij është stabile.
Sipas këtij burimi, dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur për shkak rrugës së rrëshqitshme, pasi ka rënë shi i madh dhe dyshohet se Syla ka rrëshqitur dhe e ka humbur drejtimin.
Ditëve të fundit është raportuar se çifti janë ndarë por burime të afërta me ta thonë se ky nuk është lajm i vërtetë.