Një karrierë interesante e Mimoza Shkodrës!
Në vitet e 90-ta, iu rrekë sportit, më dashuri të madhe ndaj volejbollit, paksa u morë edhe me hendboll dhe atletikë.
Ish volejbolliste e Kombëtares së Kosovës dhe e Dritës nga Gjilani, ka postuar një fotografi interesante të kohës së fëmijërisë!
Një fotografi sa një mijë fjalë, një Mimozë tërësisht ndryshe apo ndryshon për 360 shkallë.
Si fëmijë e kishte një jetë përrallore, po flasim për fillimin e viteve të 80-ta, që pak kush e kishte!
Moza e kishte një makinë simpatike si fëmijë, siç shihet edhe në foto, nuk kishte më shumë se dy vjeç e gjysmë.
Thonë se Mimoza ka qenë fëmijë i urtë, ndonjëherë ka bërë edhe ndonjë sherr siç bëjnë fëmijët e mëhallës!
Në vitin 1995, ajo u zgjodh Miss Gjilani.
Sot është me pozita të larta, nënkryetare e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe nënkryetare e Federatës së Volejbollit të Kosovës, po ashtu edhe profesoreshë.
E veçanta e saj është se humbjet nuk i duron, atë që e synon edhe e realizon, kështu ishte edhe në kuvendin e fundit zgjedhor të KOK-ut, ishte ndër më të votuarat.
Fotografinë me makinë e ruan si sytë e ballit, sepse shpesh e kthen në kohën e artë të fëmijërisë.