Dy muaj pa Cimën, Adelina Thaçi-Meta: Sot kam qarë e qeshur deri në orët e mëngjesit, e ndjeva shpirtin tënd rreth meje

Mediale Vip

Dy muaj pa Cimën, Adelina Thaçi-Meta: Sot kam qarë e qeshur deri në orët e mëngjesit, e ndjeva shpirtin tënd rreth meje

Më: 27 maj 2021 Në ora: 12:04
Rasim Thaçi-Cima dhe Adelina Thaçi-Meta

Kanë kaluar dy muaj që kur u nda nga jeta humoristi i njohur shqiptar, Rasim Thaçi-Cima.

Ka qenë këngëtarja Adelina Thaçi-Meta, vajza e të ndjerit, që ka bërë një shkrim në rrjete sociale dedikuar të atit.

Ajo shpreh mallin që ka për të e po ashtu tregon se sot ka qarë e ka qeshur deri në orët e mëngjesit, duke theksuar se e ka ndjerë shpirtin e tij përreth.

Image

“Dy muaj pa ty babë. Kam qarë e kam qeshur deri në orët e mëngjesit sot, e ndjeva shpirtin tënd rreth meje”.

“Si ka mundësi baba që edhe prej parajsës po na mban me humor. Kujtime pafund, të qeshura pa fund. Po më mungon fort fort. I përjetshëm kujtimi për ty”, kanë qenë fjalët e artistes shqiptare.

Rasim Thaçi-Cima ndërroi jetë më 26 mars si pasojë e infektimit me coronavirus.

Ai ka lënë pas një karrierë të bujshme artistike, vepra të mëdha që do mbahen mend gjatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat