Një nga balerinat më e rëndësishme në botë Carla Fracci është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare, pas luftës së gjatë me kancerin.
Balerina e lidhur gjithë jetën me La Scala në Milano e ka çuar talentin e saj në skenat e mbarë botës.
Ndër interpretimet e paharrueshme të Fraccit, ishin rolet romantike dhe dramatike, të cilat e kanë bërë atë një yll në të gjithë botën.
Me hirin e saj ajo u ka dhënë formë personazheve të paharrueshme si Xhisiela, La Sylphide, Giulietta, Swanilda, Francesca da Rimini dhe Medea.