Kourtney përmblodhi në një album vizitën në Disneyland.
Kourtney Kardashian po e shijon lidhjen e re me muzikantin Travis Barker.
Dyshja kohë pas kohe ndajnë fotografi nga momente të ndryshme që kalojnë bashkë, e nuk mungojnë dedikimet.
Madje, Travis ka realizuar dy tatuazhe në trup, me të cilat tregon dashurinë e madhe që e ka për yllin televiziv.
Së fundi, ishte Kourtney ajo e cila përmblodhi vizitën në Disneyland përmes disa fotografive, ku shfaqet me Travis dhe fëmijët.
“Dita e Disneyland”, shkruan ajo në fotot ku shfaqet dorë për dore me të dashurin, teksa po shijonin vizitën në atë vend.
Ndryshe, Kourtney kohën e fundit është komentuar shumë edhe për linjat trupore, për të cilat kujdeset shumë.