Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Leonora Jakupi, i është gëzuar lehtësimit të masave anti-Covid.
Në një intervistë ajo tha se ishte momenti të hapen aktivitetet artistike.
“Mendoj që është momenti të hapen aktivitetet tona artistike sepse na munguan. Vetëm ne kemi mbetur pa u hapë”.
Ndër të tjera, artistja tha se nuk e ka kaluar ende koronavirusin dhe aktualisht nuk po kujdeset shumë.
“Kam bërë shumë teste dhe tani nuk e kam më atë frikën, jemi lodh pak prej kësaj situate”, tha Jakupi ndër të tjera.