Kina censuron episodin special të “Friends”, heq BTS, Lady Gagan dhe Justin Bieberin

Mediale Vip

Kina censuron episodin special të “Friends”, heq BTS, Lady Gagan dhe Justin Bieberin

Më: 28 maj 2021 Në ora: 16:16
“Friends”

Diçka ka munguar në versionin e transmetuar në Kinë të episodit special në rikthimin e serialit të famshëm “Friends”: mysafirët e njohur BTS, Lady Gaga dhe Justin Bieber nuk janë parë gjëkundi.

Fansat panë se ata ishin hequr nga transmetuesit kinezë sipas të drejtave të transmetimit.

Besohet se pamjet e yjeve globale janë hequr sepse vlerësohet se kanë fyer Kinën në të kaluarën.

Megjithatë seriali është shumë i njohur edhe në Kinë dhe censura mërziti fansat, shkruan BBC.

Disa prej tyre janë kërkuar dhe i kanë shpërndarë pjesët e hequra nëpër rrjetet sociale, ndërsa të tjerë kanë shpërndarë linqet e episodit të plotë të pacensuruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat