Capital T ka ‘thumbuar’ disa njerëz përmes Instagramit.
Capital T është njëri prej artistëve më të pëlqyer shqiptar, ai gjithashtu mbledh një numër të madh të ndjekësve në llogarinë e Instagramit.
Reperi është mjaft aktiv në rrjete sociale ku ndan imazhe apo video nga përditshmëria si kjo e fundit.
Ai sot përmes një postimi në Instastory ka thumbuar dikë duke u shprehur se njerëzit në ditët e sotme bëjnë gjëra të turpshme.
Reperi u shpreh se arsyeja përse njerëzit kanë ndryshuar është se ata do të bënin gjithçka për pak para, famë apo ndikim në shoqëri.
Ndërsa vlen të theksojmë se Capital T ka realizuar së fundi xhirimet e videoklipit të ri muzikor, të cilin kësaj radhe e sjell në bashkëpunim me artistin Kidda.
Kënga e fundit e këtij artisti mbetet “Rrushe”, e cila i parapriu serialit me të njëjtin emër.