Çifti i njohur sollën këngën e tyre të re.
Dy emrat shumë të dashur për publikun, Venera Lumani dhe Lind Islami publikuan edhe një bashkëpunim.
“Me zemër”, titullohet projekti i tyre i ri, i cili erdhi i vizualizuar edhe me klip.
Për tekstin e këngës u kujdes Venera, muzikën e shkroi Lindi, ndërsa mix/masterin e bëri Marenglen Boja.
Në videoklipin e këngës, i cili është punuar nga Papadhimitri Production, Venera dhe Lindi shfaqen shumë të dashuruar.
Më poshtë mund ta dëgjoni projektin e ri muzikor nga Lind Islami dhe Venera Lumani me titull “Me zemër”.