Rita shfaq këmbët seksi në fotografitë e reja.
Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, tash e një kohë po bashkëpunon me markën e këpucëve “ShoeDazzle”.
Artistja, me anë të një postimi në Instagram, ka reklamuar disa sandale nga koleksioni i saj i ri me “ShoeDazzle”.
Rita u shfaq e veshur me minifund të zi dhe bluzë gri, teksa ekspozoi këmbët e tonifikuara dhe dukej atraktive.
Ndryshe, Rita Ora tash e sa muaj është duke qëndruar në Australi, ku edhe filloi lidhje dashurie me Taika Waititin.
Madje, artistja dyshohet se është në lidhje treshe edhe me një femër, ngase u panë në momente intime bashkë para pak ditësh.