Dua çdo ditë numëron nga një sukses të këngëve të saj.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, po vazhdon të shënojë suksese të panumërta në karrierën e saj në muzikë.
Ylli së fundi është certifikuar me “platinum” në Amerikë për këngën “Physical”, e cila arriti shifër rekorde të shitjeve.
“Physical ka kaluar në certifikimin platinum në Amerikë për shitjen e 1 milion kopjeve”, thuhet në postimin e Duas.
Në kanalin YouTube, kënga “Physical” ka kapur shifrën prej 295 milionë klikimesh.
Ndryshe, artistja së fundi ka shënuar sukses tjetë në “iHeart Radio”, ku mori çmimin “Artistja më e mirë femër e vitit”.
