Loredana duket joshëse me fustanin e shkurtër.
Loredana Zefi është emër shumë aktiv në rrjete sociale, teksa merr vëmendjen e ndjekësve për secilën paraqitje që bën.
Së fundi, reperja u shfaq atraktive në disa fotografi që i realizoi në shtrat, ku shfaqet e veshur me një fustan të shkurtër me ngjyrë të gjelbër.
Lori e kompletoi dukjen me një palë sandale me të njëjtën ngjyrë, ndërsa flokët i kishte kapur lart dhe mori pozë e shtrirë në shtrat.
Ashtu si pothuajse në të gjitha fotografitë e fundit, edhe kësaj radhe ajo etiketoi Mozzikun në ato imazhe.
Ndryshe, çifti janë në përgatitje të një albumi të ri, ndërsa në orët e para të ditës së sotme sollën duetin e parë nga ky album, me titull “Rosenkrieg”.