Arbenita kopjoi Kimin.
Arbenita Ismajli pak kohë pas lindjes së vajzës i është kthyer punës në profesionin e saj si modele.
Ajo ka publikuar disa fotografi të realizuara nga kampanjat e radhës me kompani të ndryshme, ku shfaqet joshëse.
Në një prej fotografive, bukuroshja pozoi e veshur me një fustan të shkurtër me dekolte të hapur e të shkurtër, duke ia fokusuar këmbët joshëse.
Në një prej fotove, ajo pozoi ngjashëm me Kim Kardashian, ndërsa vendosi me një ’emoji’ një gotë shampanje në të pasme.
“Kush e kujton këtë?”, ishte pyetja që Arbenita ua bëri ndjekësve të saj.