Këngëtarja me famë botërore Jessy J ka bërë një pauzë në muzikë, por mesa duket rikthimi i saj nuk do të jetë shumë i largët .
Në Instastory ka intriguar fansat me postimet e fundit: “Jam kaq gati! Po ti je?”
Këngëtarja ka rrëfyer më parë se i janë dashur plot dy vite për të punuar për këngën që pritet të sjellë shumë shpejt për publikun .
Ajo u shkëput për këto kohë sepse po punonte për projektin e ri edhe ishte në një gjendje jo të mirë shëndetësore.
“Pjesa më e vështirë e të qenurit artist është se duhet të hapësh plagët për të shëruar njerëzit e tjerë dhe nuk ke shpesh kohën për të shëruar tënden”, është shprehur Jessy J.
Momentalisht këngëtarja e shumë hiteve si ‘Nobodys perfect’, ‘Price teg ‘, ‘Flashlight’ po jeton një romancë te re me të dashurin e Max Pham Nguyen. Çifti duken mjaft të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.