Kënga shqiptare “Hajde luj qyqek”, ka tërhequr vëmendjen e serbëve të cilët nuk i kanë rezituar dot dhe kanë shkuar deri aty sa e kanë ripërpunuar.
Bëhet fjalë për këngëtaren Tea Tairovic, e cila ka marrë këngën e artistit shqiptar Kastriot Grajqevci dhe e ka përshtatur në gjuhën serbe.
Tea ka realizuar edhe një videoklip për këngën e titulluar “Hajde”, që është publikuar në “Youtube” para pak ditësh.
Autori i këngës “Hajde luj qyqek” asnjëherë nuk ka ngritur zërin për të drejtën e autorësisë sa i përket këngës së tij të realizuar në shumë versione nga artistët shqiptarë, mirëpo kësaj here ndryshon puna.
Me tu “vjedhur” kënga nga serbët Grajqevci do të ndjekë penalisht të drejtën e autorësisë, bënë të ditur “Prive”.
Mjafton të dëgjoni këngën dhe do të vini re se dallimi është vetëm, gjuha.