Këngëtarja e famshme, Jennifer Lopez po raportohet se është bashkuar me Ben Affleck, me të cilin kishte një romancë gjatë viteve 2000.
Ribashkimi i saj ndodhi jo shumë kohë pasi Lopez u nda nga Alex Rodriguez.
Por tani këngëtarja po kalon kohë me një person tjetër, ish-burrin e saj, Marc Anthony. Të njëjtit u martuan nga 2004 në 2014 dhe kanë së bashku binjakët: Emme dhe Max.
Sipas Page Six, Lopez dhe Anthony, 52 vjeç, u panë të enjten në Florida në Hotel South Beach.