Ermal Mamaqi e filloi ditën krah Joelit.
Moderatori Ermal Mamaqi kohën e fundit është përqendruar më shumë në fushën e kinematografisë.
Madje, në disa raste, ai e mori me vete në projekte filmike e djalin e tij, Joelin, i cili po fillon hapat e parë në aktrim.
Mëngjesin e sotëm, Ermali e filloi me disa fotografi, ku shfaqet pranë djalit, të dy të veshur njësoj dhe të buzëqeshur.
Pranë fotografisë, ai shkroi edhe këshillën që i jep Joelit, e që duhet ta përvetësojnë edhe fëmijët e tjerë.
“Rritu, Puno, Luaj (Përsërite)”, shkruan moderatori.
Ermal Mamaqi është në përgatitje të serialit “H.O.T”, i cili pritet të lansohet shumë shpejt dhe bën bashkë në një vend emra të njohur për publikun.
Ndryshe, Ermali është i martuar me Amarda Toskën dhe përveç Joelit, kanë edhe një vajzë, që e quajnë Sia.