Besi dhe Xhensila e nisën ditën duke zbukuruar kopshtin e shtëpisë.
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj për dallim prej shumë të tjerëve, këtë të shtunë nuk e vizituan plazhin.
Çifti vendosën të qëndrojnë në shtëpi dhe të merren me rregullimin e kopshtit, duke mbjellur lule.
Ishte Xhensila ajo e cila publikoi disa fotografi, në të cilat shihet Besi duke mbjellur lulet në kopësht, ndërsa po i ndihmonte edhe Ajka e vogël.
Ajo bashkë me Besin mbollën dhe ujitën lulet në saksi, ndërsa këngëtarja po i shikonte nga afër.
Më pastaj, ajo tregoi se edhe vet i është përveshur punës, duke filluar të ujisë lulet që i kishte mbjellur Besi në mëngjes.
E gjithë familja dukeshin të lumtur teksa po kalonin kohë së bashku dhe po merreshin me të njëjtin aktivitet.