Dy këngëtaret po mbajnë provat e fundit për paraqitjen e sontme.
Ndër emrat e njohur të estradës shqiptare që këtë vit garojnë në “Kënga Magjike”, janë edhe Soni Malaj e Linda Halimi.
Të dy artistet janë kualifikuar për finalen e madhe, e cila organizohet sonte (29 maj), duke filluar nga ora 21:00.
Linda është në garë me këngën “Pa t’pa”, ndërsa Soni paraqitet me projektin muzikor “Versioni im”.
Pak orë para finales së madhe, të dy këngëtaret po mbajnë provat e fundit për paraqitjen në skenën e festivalit.
Ishte Linda ajo e cila postoi një video, në të cilën u shfaq pranë Sonit, në prapaskenën e “Kënga Magjike”.
“Me të dashurën time. Soni Malaj, e sheh qe erdha në prova”, shkruan ajo.
Ndryshe, Linda e nisi mëngjesin me pamje të bukur nga Tirana, ku pozoi me veshje sportive buzë pishinës.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/29/auto_191286201_329968971848357_3617390539792239229_n1622289186.jpg)