Emina u mirëprit nga këngëtarja Gjyste Vulaj.
Emina Çunmluaj këto ditë ka vendosur t’i kalojë me pushime në vendlindjen e saj në Ulqin.
Modelja ndan vazhdimisht fotografi e video të shumta nga vendet që viziton, teksa tregon se po kënaqet në maksimum.
Së fundi, ajo postoi një imazh, ku tregoi se ishte këngëtarja Gjyste Vulaj ajo e cila e priti për darkë buzë Ada Bojanës.
“Darkë nga Gjyste Vulaj”, shkruan Emina.
Në anën tjetër, ajo e nisi mëngjesin me një fotografi, ku tregon se Gjystja e befasoi me mëngjes, duke i dërguar krofne asaj.
“Fqinja më e mirë në botë, faleminderit për befasinë e mëngjesit”, janë fjalët e modeles sipër fotos.