Cricket solli bashkëpunimin e ri.
Donat Prelvukaj i njohur me emrin artistik Cricket ka lansuar edhe një këngë të re.
“Tu tu tu”, titullohet kënga e tij e re, të cilën e solli në bashkëpunim me Senth, dhe u realizua vetëm në versionin audio.
Teksti dhe melodia e këtij projekti u punuan nga Senth, kurse për muzikën u kujdes vet producenti Cricket.
“Singli im i ri “Tu tu tu” me Senth sapo u publikua”, shkruan ai në një postim në rrjete sociale.
Kënga vjen vetëm pak ditë pas lansimit të projektit “Pa ty”, në bashkëpunim me artistin Muma.