Don Xhoni është emër i ri në tregun e muzikës shqiptare, por që është shumë premtues.
Ndonëse reperi nuk ka shumë projekte të publikuara, ai po pëlqehet shumë nga publiku për ‘freestyle-t’ e tij.
Ai sot ka publikuar një Instastory ku edhe ka habitur me deklaratën që shkroi në të. Reperi tha se tashmë ai i ka përfunduar 80 projekte muzikore dhe se vshtë duke punuar edhe në 20 tjera.
Kjo sigurisht se do të thotë që Don Xhoni ka 100 këngë të cilat mund t`i publikoj dhe janë mëse shumë për një artist të ri në skenën e muzikës si ai.
Vlen të theksohet se projekti i fundit muzikor “Unë foli i fundit” nga Don Xhoni i cili ishte ‘freestyle’ u prit tejet mirë nga fansat e tij.