(E plotësuar 00:25) - Sonte në Tiranë është mbajtur finalja e festivalit "Kënga Magjike".
Me pikë nga kolegët, juria dhe publiku, fitues i këtij edicioni të "Këngës Magjike" është shpallur Alban Ramosaj me këngën "Thikat e mia".
Festivali këtë vit për shkak të pandemisë, nuk është mbajtur në sallën e Pallatit të Kongreseve.
***
“Best Big International Artist” e fiton Nutsa me “We are one”
Sonte po mbahet nata finale e Kënga Magjike 2021.
Është duke u mbajtur nata finale e festivalit të këngës “Kënga Magjike 2021”.
Artistët po japin performanca të mrekullueshme, e tashmë është ndarë edhe çmimi “Best Big International Artist” të cilin e mori Nutsa me këngën “We are one”.
Këngëtarja ka konkurruar me këngën “We are one” duke u pëlqyer mjaft shumë nga publiku.
***
Ky është fituesi i çmimit “Best New Artist” në “Kënga Magjike”
Sonte po mbahet nata finale e Kënga Magjike 2021.
Është duke u mbajtur nata finale e festivalit të këngës “Kënga Magjike 2021”.
Artistët po japin performanca të mrekullueshme, e tashmë është ndarë edhe çmimi “Best New Artist” të cilin e mori Urban Band me këngën “Edhe një natë”.
Ai ka konkurruar me këngën “Edhe një natë” duke u pëlqyer mjaft shumë nga publiku.
Nëse nuk iu hapet videoja, klikoni KËTU.
***
Ka filluar zyrtarisht edicioni i 22-të I festivalit më të madh shqiptar, “Kënga Magjike”.
Që në fillim audienca është mahnitur nga skenografia e festivalit, ndërsa në skenë këtë vit do të performojnë një numër i konsiderueshëm i artistëve.
Së bashku me producentin Ardit Gjebrea, sivjet kompeticioni muzikor po prezantohet edhe nga artistja Marsela Çibukaj.
Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti janë juria e këtij edicioni.
Artistët që pritet të konkurrojnë për çmimin e madh janë: Fifi, Linda Halimi, Soni Malaj, Alban Ramosaj dhe shumë të tjerë.
Një ngjarje e tillë vjen pasi vitin e kaluar nuk ishte mbajtur, për shkak të pandemisë coronavirus.
Nëse nuk iu hapet videoja, klikoni KËTU.