Ryva Kajtazi përveç zërit të bukur, njihet edhe për stilin e paraqitjet e saj gjithmonë të qëlluara.
Këngëtarja ka një stil mjaft elegant dhe nuk heziton që herë pas here ta rekalmojë edhe në rrjete sociale.
Së fundi ajo ka publikuar një fotografi, ku shfaqet e veshur me një xhaketë ngjyrë rozë pudër dhe pantallona të bardhë me printe lulesh, kombinim tipik pranveror.
Gjithashtu edhe grimi e flokët janë të rregulluara për bukuri.
Kujtojmë se Ryva ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e saj, por nuk i dihet ndoshta ky aktiviteti i saj në rrjete sociale po paralajmëron diçka të re.