E para ishte Kim; Tani edhe Kanye bën këtë gjest pas divorcit

Mediale Vip

E para ishte Kim; Tani edhe Kanye bën këtë gjest pas divorcit

Më: 30 maj 2021 Në ora: 13:33
Kim Kardashian dhe Kanye West

Pas afro shtatë viteve martesë, Kim Kardashian dhe Kanye West i dhanë fund marrëdhënies së tyre të shumëpërfolur. Mediat e huaja raportuan se pikërisht më 19 shkurt, Kim firmosi letrat e divorcit dhe ndarja e tyre ishte tepër paqësore.

Kanye West është dorëzuar dhe si përfundim i është përgjigjur kërkesës për divorc të Kim Kardashian, të cilën ajo e bëri 2 muaj më parë. Sipas një përgjigje ligjore të paraqitur nga avokati i reperit, West, 43, kërkon kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike të fëmijëve të tyre: vajzat North, 7, dhe Chicago, 3, dhe djemtë Saint, 5, dhe Psalmi, i cili do të mbushë 2 vjeçe më muajin maj.

Në rrjete sociale, Kim ka treguar vazhdimisht se nuk po e vuan aspak ndarjen. Megjithëse procedurat e divorcit do të zgjasnin, ajo e hoqi shpejt unazën nga gishti për t’i treguar botës që është e lirë.

Të njëjtin gjest ka bërë tani edhe Kanye West.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat