Këngëtarja ka paralajmëruar projektin e saj muzikor tash e disa ditë.
“Qa din ti”, mban titullin kënga e artistes shqiptare të cilën e ka realizuar me videoklip.
Melinda Ademi, përmes rrjeteve sociale njoftoi se tashmë ka gati këngën e saj të parë të cilën do e lansojë nesër.
Ajo publikoi në profilin e saj zyrtar në Instagram imazhe nga klipi dhe shkroi: ” Nesër në ora 18:00. QA DIN TI”.
Ndërkohë, sipas fotografive mund të shohim se Melinda do shfaqet joshëse në videoklip.
Theksojmë se, “Mekatare” është projekti i fundit muzikor i këngëtares.