Një dekadë pas lansimit të albumit “Born This Way”, Lady Gaga ka njoftuar se gjatë muajit të ardhshëm do ta bëhet ripublikimi i albumit.
Këngëtarja dhe aktorja amerikane e ka konfirmuar lajmin përmes postimeve në rrjetet sociale duke treguar se projekti i ri do të jetë në dispozicion nga 18 qershori.
Në përshkrimin e fotografisë, Gaga ka sqaruar se albumi do t’i përmbajë të gjitha këngët origjinale me disa përpunime nga artistë të njohur.
“Jua ‘Born This Way The Tenth Anniversary’ publikimin e veçantë të albumit në një paketim të ri që do të jetë në dispozicion nga 18 qershori.
“Krahas 14 këngëve origjinale në album, versioni ‘The Tenth Anniversary’ përmban edhe diskun e dytë me versionet e përpunuara të artistëve të jashtëzakonshëm…”, shkruan mes tjerash në njoftim.