Gjon Muharremaj merr ‘Kullën e Sahatit’ nga Erion Veliaj

Mediale Vip

Gjon Muharremaj merr ‘Kullën e Sahatit’ nga Erion Veliaj

Më: 30 maj 2021 Në ora: 19:16
Foto nga takimi

Kryetari i Bashkisë  së Tiranës, Erion Veliaj i ka dhuruar këngëtarit Gjon Muharremaj, “Kullën e Sahatit” si shenjë mirënjohje për suksesin e tij në Eurovizion.

I pari i Tiranës e mirëpriti këngëtarin në zyrën e tij dhe e vlerësoi maksimalisht për arritjet, duke thënë se ishte i impresionuar nga e gjithë performaca e tij.

“Të kam ndjekur që kur ke qenë fëmijë edhe je shembulli i dikujt që i ka arritur gjërat me punë, me punë, me punë, me punë, me punë, me përpjekje. Një familje që ka sakrifikuar shumë për të të rritur, ama ia ke shpërblyer. Edhe kur të pashë edhe ty edhe Anxhelën dhe thashë: Vetëm shqiptaria mund të çoj dy përfaqësues”, tha Veliaj.

Ndërsa Gjoni e falënderoi kryetarin Veliaj për dhuratën, ndërsa shtoi se ndihet krenar që gjysmën e origjinës së tij e ka nga Tirana, pasi nëna e tij është lindur e rritur aty.

“Faleminderit shumë për këtë dhuratë, dhe për këtë simbolikë shumë të bukur. Ndjehem shumë krenar që e kam gjysmën time nga Tirana dhe e përqafoj gjithë fisin tim që është këtu. Faleminderit shumë”, u shpreh këngëtari.

Kurse duke  thënë se është krenarë për të, Veliaj uroi që Muharremaj të ishte një shembull i mirë edhe për djem e vajza të tjera

“Ti je shembulli që dikush duhet të punoj, të punojë non-stop për ato 3 minuta në Eurovizion, 13 vjet për ato 3 minuta, kështu që të uroj shumë sukses” shtoi Veliaj.

I njohur me emrin artistik Gjon’s Tears, këngëtari me origjinë shqiptare Gjon Muharremi përfaqësoi Zvicrën në Eurovision, ku arriti të marrë vendin e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat