Ish- konkurentja e emisionit ‘Përputhen’, Ana Lleshi, e ftuar në studion e "Why Not" në RTV Ora, ka treguar ‘skandlin’ në lidhje me këngën që ka publikuar së fundmi.
Në një intervistë me moderatoren Roza Lati, producenti i saj, i cili ishte së bashku me të në studio, është shprehur se njëri nga personat e stafit gabimish nuk ka vendosur audion finale.
Dhe kjo është arsyeja që vokali i Anës është më i ulët se volumi i këngës.
"Njëri nga stafi jonë i Max Producion, pa dashje, teknikisht ka vënë audion që është për video aty dhe jo audion finale, dmth demon dhe jo këngën e përfundur. Prandaj volumi i këngës është më i lartë se vokali i Anës."