Watkins shpalos shenjat paralajmëruese të endometriozës

Mediale Vip

Watkins shpalos shenjat paralajmëruese të endometriozës

Më: 31 maj 2021 Në ora: 07:21
Emma Watkins

Emma Watkins nga grupi muzikor për fëmijë, “The Wiggles”, ka folur në lidhje me luftën e saj me endometriozën.

Duke folur në një podkast me Kontrollin e Shëndetit Western Sydney të NSW Health, ajo ka zbuluar shenjën paralajmëruese që e shtyri drejt diagnostikimit.

“Pothuajse tetë vjet ishim në turne dhe të qenët në rrugë vazhdimisht dhe duke filmuar ndikon shumë, kështu që m’u çrregullua cikli menstrual dhe kisha gjakderdhje pa ndërprerje”, ka thënë ajo.

Ema ka thënë se ishte e vështirë ta kuptonte nëse diçka nuk ishte në rregull ose thjesht ishte lodhur nga turnetë.

Endometrioza është gjendje ku disa qeliza, që zakonisht ndodhen brenda mitrës, fillojnë të zhvillohen jashtë saj.

Çrregullimi i dhimbshëm zakonisht përfshin vezoret, tubat fallopiane dhe indet që mbështjellin legenin.

Emma ka folur rreth betejës me sëmundjen muajin e kaluar, duke thënë për “Daily Telegraph” se kishte vështirësi për t’u paraqitur deri në katër herë në ditë me “The Wiggles”, për shkak të gjendjes së saj.

“Ndihem me fat që jam e re, nuk kam pasur shumë probleme, përveç kur kisha endometriozë dhe isha shumë e plogësht shkaku i humbjes së hekurit”, ka thënë ajo për “Daily Telegraph”.

Në prill të vitit 2020, Emma ka reflektuar për përvojën e saj me endometriozë.

"E kuptova që kanë kaluar dy vjet qëkur jam operuar dhe do të doja të falënderoja të gjitha gratë që kanë ndarë historitë dhe këshillat e tyre me mua gjatë këtyre dy vjetëve të fundit”, kishte shkruar ajo.

“Jam më mirë me shëndet, por kontrollohem vazhdimisht. Jam shumë e lumtur që u riktheva për të kërcyer dhe performuar, ndonëse nëpërmjet botës digjitale”.

Emma së pari e kishte zbuluar se vuante nga endometrioza gjatë një paraqitje në emisionin “Today” në prill të 2018-s, pasi ishte nënshtruar një operacioni.

Në atë kohë, ajo e kishte përshkruar diagnostikimin si ‘tronditje vërtet të madhe'.

Që prej asaj kohe është shëruar dhe tani u është rikthyer performancave duke gëzuar shëndet të plotë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat