Reagon fituesi i Eurovision: Bëra testin për drogë sepse u ndjeva i ofenduar

Mediale Vip

Reagon fituesi i Eurovision: Bëra testin për drogë sepse u ndjeva i ofenduar

Më: 31 maj 2021 Në ora: 08:57
Damiano David

Këngëtari i grupit Maneskin, Damiano David, i cili u akuzua se po konsumonte drogë gjatë mbrëmjes finale të Eurosong-ut, nga ku fitoi çmimin e parë, thotë për gazetën 'Proto Thema' se u ndje i ofenduar nga akuzat që i bënë.

Megjithatë ai e bëri testin, nga ku rezultoi se nuk ka konsumuar substanca narkotike.

Damiano ndodhet për pushime në Greqi, ku ka dhënë intervista për mediet vendase.

Ai thotë, "Padyshim që na shqetësoi e gjithë çështja që u ngrit, sepse duam që njerëzit të flasin vetëm për muzikën tonë. Por ndërgjegjja jonë e pastër na bëri të mos dyshojmë. Ne kurrë nuk do ta bënim një gjë të tillë."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat