Luana Vjollca po rikthehet me projektin e ri muzikor së shpejti.
Këngëtarja dhe moderatorja e njohur shqiptare Luana Vjollca, tash e disa kohë ka paralajmëruar këngë të re.
Ajo ka publikuar pamje në Instastory ku u pa se është në Prishtinë duke punuar për disa xhirime.
Ajo u pa e ulur në karrige derisa po i bëhej grimi në fytyrë e veshur vetëm me robdishan ku shkroi se sot ishte dita e xhirimeve.
Nuk dihet ende se për çfarë xhirime është në Prishtinë Luana, por fansat e saj janë shumë të gëzuar për projektin e ri muzikor që do të lansojë ajo së shpejti.

