Me një foto nga spitali bashkë me djalin, Arbana uroi 1 Qershorin.
Arbana Osmani këtë 1 Qershor e priti bashkë me djalin Jonin, në spital, pas një operimi që ai e kishte së fundi.
Teksa u fotografua krah tij, Arbana thotë se e vetmja gje që u uron fëmijëve është shëndeti, ndërsa lutet që prindërit të cilët kanë fëmijë të sëmurë, të gjejnë forcë.
“Sot në këtë 1 Qershor (nje ditë pasi operuam bajamet me sukses) e vetmja gjë që uroj për të gjithë fëmijët është shëndet❤️ Mendimi im shkon për të gjithë prindërit te cilët përballen dhe vuajnë problemet shëndetësore të të vegjëlve të tyre. Zoti ju dhëntë forcë e durim❤️❤️ Gëzuar 1 qershorin ?”, shkruan ajo.
Ndryshe, moderatorja është nënë edhe e një djali, Dielli, nga lidhja e saj me regjisorin Eduard Grishaj.