Këngëtari i ka uruar fëmijët e tij për 1 qershorin, Ditën e Fëmijëve.
Ardit Gjebrea, ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për t’i bërë një dedikim të veçantë fëmijëve të tij.
Ai ka zgjedhur të postojë një fotografi të djalit dhe vajzës duke i shkruar edhe një përshkrim.
“Rrituni sa të doni, unë prapë ju uroj Gëzuar 1 Qershorin”, ka shkruar Ardit Gjebrea në postim duke marrë komente dhe pëlqime të shumta nga ndjekësit.
Ndryshe, moderatori dhe këngëtari shqiptar është baba i dy fëmijëve një djali dhe një vajzë, Jonit dhe Anës.