Dashuria lulëzon me ish-in, por përse po e braktisin miqtë Jennifer Lopezin?

Mediale Vip

Dashuria lulëzon me ish-in, por përse po e braktisin miqtë Jennifer Lopezin?

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 19:41
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Jennifer Lopez nuk e përjetoi dhe aq keq ndarjen me Alex Rodriguez, sepse ish-i i saj, Ben Affleck, duket se po e priste krahëhapur. Disa thonë se dashuria e tyre nuk ishte fashitur kurrë tërësisht dhe së fundi, pati rastin të rindizej.

Por ndërsa në këtë plan, JLO-së nuk poi  ecën aspak keq, në atë të shoqërisë, gjërat kanë nisur të calojnë.

Këngëtarja dhe aktorja e njohur po braktiset nga shumë miq, dhe arsyeja është…egoja e saj e madhe!

“Shumë janë të kënaqur që janë në gjendje të shoqërohen me një femër kaq të mahnitshme, por ata janë të lodhur nga historitë e saj. Kohët e fundit, miqtë e saj janë mërzitur që çdo fjalë tjetër e saj është ‘Unë’. Kjo është arsyeja pse po bëhet e padëshirueshme në shoqëri”, tha një burim që është në dijeni të situatës, duke nxjerrë kështu një anë tjetër të artistes që jo të gjithë e njihnin!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat