Artisti i njohur nga Ferizaj, Labinot Tahiri, krahas aktiviteteve të shumta nuk po e lë anash as muzikën.
Artisti, i ndjekur nga mbi 160 mijë njerëz në Instagram, ka njoftuar fansat së fundmi se ka filluar përgatitjet për këngën e re.
Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi të ndarë me ndjekësit në rrjete sociale, madje tregon se po xhiron në ambientet e shtëpisë së tij.
“Sonte në ambientin e shtëpisë sonë dhe të dashamirëve, duke e xhiruar klipin e ri me Valonin”.
“Baladën ‘Hajde thuaje kush të ka dashtë më shumë se unë’. Ju dua, Labi Kosovë e Shqipërisë’, ka shkruar mes tjerash ai.
Reagimet në pjesën e komenteve kanë qenë të menjëhershme, fansat e të cilit duket se mezi po presin për rikthimin e Labit.
“Po presim, legjendë që nuk vdes kurrë, po e presim me padurim” – kanë qenë vetëm disa prej reagimeve pozitive.
Përveç kësaj, një bashkëpunim Labi së shpejti do ta sjellë edhe me këngëtarin Burak Vehapi.