Erjona Sulejmani ka nisur lidhje të re dashurie.
Modelja e njohur shqiptare, Erjona Sulejmani ka marrë vëmendje të madhe me fotografitë e fundit.
Kjo ngase, përmes këtyre imazheve, ajo ka konfirmuar lidhjen e re të dashurisë me modelin italian Alessandro Basciano.
Emri i Erjonës ishte lakuar shumë në medie për martesën me Blerim Xhemailin, lidhje e cila ka mbaruar vite më parë.
Tashmë, modelja ka nisur lidhje të re dashurie dhe këtë e konfirmoi përmes fotografive të fundit ku u shfaq krah të dashurit të ri.
Erjona dhe Alessandro u shfaqën të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, teksa po i shijojnë pushimet bashkë.