Dua arrin çdo ditë të shënojë suksese të reja me këngët e saj.
Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, edhe pse e re në moshë, është në kulmin e karrierës së saj.
Me anë të një postimi, Dua ka bërë të ditur se kënga “Levitating” me DaBabby tashmë ka thyer një tjetër rekord të ri.
“Levitating” ka arritur të bëhet kënga që qëndron më së shumti në top-10 të “Billboard Hot 100”, nga një artiste, pra plot 21 javë.
Vetëm në kanalin YouTube, “Levitating” e Dua Lipës dhe DaBaby numëron 237 milionë klikime.
Ndryshe, Dua Lipa ka paralajmëruar për të premten një projekt të ri muzikor “Love Again” bashkë me videoklip.