Në qendër të Prishtinës, sot ndodhi një përleshje mes qenve, ku qytetarët u munduan t’i ndanin.
Njëri prej qenve ishte edhe ai i Bim Bimmës, të cilin reperi po tentonte ta largonte nga qeni tjetër.
Bimma tha se nuk është asgjë serioze, vetëm se dy qentë janë kapur mes vete.
“Nuk kam çka prononcohna. Qeni është kapë me qen, qaq”, u shreh ai.
Ndërsa, i pyetur nëse është ndonjë qytetar i lënduar nga kjo përleshje, reperi deklaroi “Të lënduar s’ka, veç qeni është kapë me qen, kurgjë s’ka, veç janë vra pak”.