Këngëtarja përmes imazheve nga plazhi ka treguar se ka nisur pushimet.
Në llogarinë e saj sociale në Instagram ka publikuar fotografi joshëse.
Anxhelina Hadërgjonaj, ka zgjedhur një palë bikini, sandale dhe syze e cila mbronte rrezet e diellit.
Ajo ka postuar dy fotografi duke shkruar: “Mjaltë me Diell” derisa mori komente të shumta dhe pëlqime nga ndjekësit.
Ndryshe, artistja shqiptare po vazhdon ta shijojë suksesin e këngës “Run For” të publikuar dy muaj më parë.