Ajo e ndau gëzimin e saj me publikun.
Përmes rrjeteve sociale, Violete Kukaj zbuloi se sot ka qenë një ditë e veçantë për të.
Në storien e saj në Instagram, këngëtarja e muzikës popullore postoi një imazh të vajzës me bashkëshortin teksa iu shihen vetëm duart duke ndërruar unazat.
Violete Kukaj, ka shkruar disa fjalë në dedikim të vajzës teksa e ka uruar për më të mirat në jetë.
“Urime martesa, çika jem, princesha jem, jam shumë e lumtur kur e di se në krahë e ki njeriun që të don shumë, vlerëson dhe të çmon shumë. Zoti ju dhashtë shëndet e shumë lumturi ishalla. U plakshi bashkë”, ka shkruar Volete Kukaj.