Shpati solli versionin e ri të këngës “Kush të ndau prej meje”.
Shpat Kasapi është një ndër emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare, i cili ndër vite ka sjellë këngë të shumta.
Një prej projekteve që i solli famën më të madhe atij është “Kush të ndau prej meje”, këngë që dëgjohet shumë edhe sot.
Shpati ka vendosur që kësaj kënge t’ia realizojë një version të ri, të cilin sapo e ka publikuar në kanalin YouTube.
Madje, këngën “Kush të ndau prej meje”, e solli të shoqëruar edhe me videoklip, që e punoi Maximus.
Më poshtë mund ta dëgjoni projektin “Kush të ndau prej meje”, që vjen në version të ri nga Shpati.