Luana po merr vëmendje nga yjet ndërkombëtare.
Moderatorja shqiptare Luana Vjollca është emër që ka bashkëpunuar me disa artistë me famë ndërkombëtare/
Artistja bëri duet me Jay Santos dhe Faydee si dhe u paraqit në ballinat e revistave të huaja, duke arritur që të ketë vëmendjen e emrave të njohur.
Ylli latin Lele Pons së fundi shpërndau një video të Luanës, e cila po përgatitej nën ritmet e këngës së saj dhe dëgjohet duke i thënë ‘Të dua’.
Ndërsa, artistja ia shpërndau videon me mbishkrimin “Të dua më shumë”.
Kujtojmë se Luana Vjollca së fundi ka qëndruar në Prishtinë, ku edhe po finalizon këngën e re.

