Deputetja e Vetëvendosjes Adriana Matoshi gjatë ditës së enjte ka mbajtur fjalimin e parë në Kuvendin e Kosovës.
Matoshi ka publikuar një video të fjalimit, ku ka pasur reagime të ndryshme.
Në këtë postim ka komentuar edhe aktori, Naser Rafuna, duke i thënë se nuk e ka lexuar fjalimin ashtu si ja ka shkruar ai.
“Se paske lexu qysh ta kam shkru po nejse. 8-she mjafton ”, ka shkruar Rafuna.
Adriana Matoshi në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka siguruar ulëse në Kuvend si deputete e Lëvizjes Vetëvendosje.