Bashkëshortja e aktorit turk Burak Ozçivit, i cili luan rolin e “Osmanit”, Fahriye feston sot ditëlindjen. Aktorja mbush 35 vjeç dhe në këtë ditë nuk ka munguar një urim nga Burak, i cili vetëm në këto raste tregohet romantik në publik.
Aktori ka publikuar një foto të tyre familjare ku shfaqet së bashku me djalin dhe i uron bashkëshortes ditëlindjen me këto fjalë:
“Edhe 100 vite të tjera të lumtura, të shëndetshme gruaja ime e bukur. Gëzuar ditëlindjen”.
“Jeni gjithçka imja”-komentoi Fahriye.