Dua është bërë nostalgjike për kujtimet që ka nga promovimi i albumit të parë.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, është ndër emrat më të suksesshëm aktualisht në tregun e muzikës.
Artistja kohë pas kohe nuk harron rrugën që ka bërë për të arritur këtu ku është sot, ndërsa falënderon çdo herë fansat për përkrahjen.
Me fotografinë e fundit, artistja është kthyer prapa në kohë, duke kujtuar promovimin e albumit të saj të parë në Francë.
“Paris, 2017 duke promovuar albumin tim të parë”, ka shkruar ajo, teksa dukej e ulur në një lokal.
Kujtojmë se këngëtarja gjatë ditës së sotme solli projektin e saj të ri “Love Again”, të shoqëruar edhe me videoklip.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/04/auto_195861578_1120478802109517_1563322402478580690_n1622825512.jpg)