Flora Gashi ka lansuar duetin e ri.
Këngëtarja Flora Gashi sapo ka publikuar projektin e ri muzikor, të cilin këtë herë e solli në bashkëpunim me një artist.
Bëhet fjalë për Lok Komonin, ndërsa kënga titullohet “Daja për nip” dhe vjen plot ritëm e kënduar nga dy artistët.
Për tekstin dhe muzikën e këngës u kujdes Kreshnik Avdiu, ndërsa orkestrimin e punoi Artan Mezini.
“Daja per nip” erdhi e shoqëruar edhe me videoklipi, i cili është punuar nga Bug Production, ku vëmendje merr Flora, e veshur me ngjyrat blu dhe të bardhë.
Më poshtë mund ta dëgjoni këngën “Daja për nip”, kënduar nga Flora Gashi dhe Lok Komoni.